158 pacientë të shtrirë në spitalet rajonale dhe në klinikat COVID në QKUK, 5 në gjendje të rëndë

  • G.G /
  • 31 May 2021 - 13:11
158 pacientë të shtrirë në spitalet rajonale dhe në klinikat COVID në QKUK, 5 në gjendje të rëndë

Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se në spitalet rajonale dhe në klinikat COVID në QKUK janë të shtrirë 158 pacientë.

Sipas SHSKUK’së, 65 nga këta pacientë janë të konfirmuar pozitiv me COVID-19, ndërsa 5 janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

102 pacientë janë me oksigjeno-terapi.

Njoftimi i plotë:

ShSKUK: 158 pacientë në trajtim nga COVID-19

Në QKUK, klinikat COVID, dhe në spitalet e përgjithshme, në saje të raportit për datën 31 maj 2021, po trajtohen 158 pacientë.

Nga ta, 65 janë të konfirmuar me COVID-19, 5 janë në gjendje të rënduar shëndetësore dhe 102 janë nën asistim të okisgjeno-terapisë.

Në QKUK janë të shtrirë 101 pacientë:

4 pacientë janë në gjendje të rënduar

32 janë të konfirmuar me Sars Cov-2

69 janë me oksigjeno-terapi.

Numri i pacientëve të shtrirë, sipas klinikave:

Klinika Infektive, 28 pacientë, 4 janë në gjendje të rëndë

Klinika e Pulmologjisë, 73 pacientë

Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 57 pacientë:

33 të konfirmuar pozitivë

33 me oksigjeno-terapi.

1 në gjendje të rëndë

Numri i pacientëve të shtrirë, sipas spitaleve të përgjithshme:

Spitali i Prizrenit, 5 pacientë

Spitali i Gjakovës, 10 pacientë

Spitali i Pejës, 18 pacientë

Spitali i Gjilanit, 11 pacientë

Spitali i Ferizajt, 3 pacientë

Spitali i Mitrovicës, 5 pacientë

Spitali i Vushtrrisë, 5 pacientë

(Kosova Sot Online)