Vrasja makabre në Greqi: Ja çfarë thotë psikologia e 20 vjeçares

  • G.G /
  • 31 May 2021 - 13:18
Vrasja makabre në Greqi: Ja çfarë thotë psikologia e 20 vjeçares

Ditët e fundit në mediet greke qarkullojnë aludime, ku dyshohet se bashkëshorti i 20 vjeçares ka gisht në ngjarje. Për këtë ka folur psikologia e vajzës fatkeqe, e cila u vra në fillim të muajit maj, në sy të foshnjës 11 muajshe, në Glyka Nera, Athinë.

Sipas Eleni Mylonopoulou,  psikologes së Caroline, çifti nuk kishte asnjë problem midis tyre.

Siç thekson psikologia, ata ishin një çift shumë i lumtur dhe i afërt, në fakt piloti (bashkëshorti) e shoqëronte gruan e tij në seancat me psikologen.

Përveç kësaj, znj. Mylonopoulou, tha se Caroline ishte një nënë shumë e mirë dhe se kishte kerkuar ndhmën e psikologes për në lidhje me amësinë.

“Për këtë çift, unë kam vetëm më të mirën për të thënë. I shikoja çdo herë bashkë. Caroline nuk kishte shoqe dhe gjithë vëmendjen ia kushtonte fëmijës.  Ajo ishte një fëmijë 20 vjeç, e konsideroja si të ishte bija ime, imagjinoni  fëmijët e mi janë mbi 30 vjeç dhe ajo është 20. Ajo donte këshillën time sepse ishte pak e shqetësuar, por nuk kishte frikë nga asgjë. Ajo ishte njeri i qeshur, me qëllime, ankthi i saj ishte për fëmijën. Para se të lindte ajo kishte pësuar një abort spontan. Babis (bashkëshorti)  ishte shumë mbështetëse në gjithçka për të, madje e mbështeste dhe në studimet universitare. Ajo e donte burrin e saj, dhe ai gjithashtu e donte atë “, tha psikologia.

E pyetur se kur e pa për herë të fundit Caroline, ajo tha: “Nuk e mbaj mend datën e saktë, ata ishin larguar për një udhëtim për Pashkë.”

(Kosova Sot Online)