Matthew Palmer dhe Miroslav Lajçak shkojnë bashkë te Vjosa Osmani

  • A.P /
  • 31 May 2021 - 15:45
Matthew Palmer dhe Miroslav Lajçak shkojnë bashkë te Vjosa Osmani

I dërguari i SHBA-së për Ballkanin, Matthew Palmer dhe Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak kanë shkuar së bashku në Presidencë, ku janë pritur nga presidentja Vjosa Osmani.

Palmer dhe Lajçak paraprakisht janë takuar me krerët e opozitës.

Ata do të qëndrojnë për dy ditë në Kosovë, ndërsa nesër do ta mbajnë një konferencë të përbashkët për media, që do të mbahet në orën 10:45 në zyrën e BE-së.

Palmer dhe Lajçak gjithashtu do të takohen me komunitetin ndërkombëtar në Kosovë.

(Kosova Sot Online)