Ambasada Amerikane thotë se Palmer pati takim konstruktiv me Lajçak dhe liderët e kosovarë

  • A.P /
  • 31 May 2021 - 19:48
Ambasada Amerikane thotë se Palmer pati takim konstruktiv me Lajçak dhe liderët e kosovarë

Ambasada Amerikane në Kosovë përmes një shkrimi në twitter ka shkruar rreth vizitës së Matthew Palmer në Kosovë dhe takimet që ka zhvilluar gjatë ditës me liderët kosovarë.

Në cicërim thuhet se Zëvendës Ndihmësi i Sekretarit të Shtetit Amerikan, Matthew Palmer, pati një takim konstruktiv me emisarin e BE’së, Miroslav Lajcak dhe liderët kosovarë.

“Zëvendës Ndihmësi i Sekretarit Amerikan të Shtetit, Matthew Palmer, mbajti një takim konstruktiv me Përfaqësuesin Special të BE’së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak, presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin, kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi dhe ministren e Jashtme Donika Gërvallën”, shkroi Ambasada në Twitter.

(Kosova Sot Online)