“Nuk jam naiv”, “Je i emocionuar” – Tensionohet debati mes Arben Vitisë e Armend Zemajt në komision

  • E.K /
  • 01 qershor 2021 - 10:17
 “Nuk jam naiv”, “Je i emocionuar” – Tensionohet debati mes Arben Vitisë e Armend Zemajt në komision

Çështja e dosjeve që ka pranuar nga Armend Zemaj në momentin që ka marrë detyrën e Ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia ka shkaktuar tension në komisionin për shëndetësi.

Ishte Arben Vitia, ministri aktual që u ankua se nga ish-ministri Zemaj nuk ka pranuar asnjë dokument sa i përket bisedimeve për sigurimin e vaksinave Anti Covid.

Megjithatë, një gjë të tillë e ka mohuar Zemaj që tha se të njëjtit ia ka dorëzuar dosjen për bisedimet me kompaninë Pfizer, e të edhe disa dosje tjera.

Ai tha se ia ka përmendur Vitisë edhe ligjin për shëndetësi, e të pranishëm kanë qenë edhe disa persona.

“Ta kam përmend edhe ligjin për shëndetësi në prani të 7-8 personave. Të kam thanë ja dosja e Pziferit, edhe 14-15 dosje nuk jam naiv me thanë”, ka thënë Zemaj.

Megjithatë, këtë e ka mohuar Vitia, që ka shtuar se nuk ka pranuar asnjë dosje për vaksina.

“Në asnjë moment nuk është përmend asnjë dosje e vaksinave, keni thënë këto janë dokumentet me 12-13 folldera në tavolinë, e kemi bërë në mënyrë formale.

Ndoshta edhe ju keni qenë i emocionuar, po as edhe një me thanë të drejtë kam kërkuar nga kabineti që jo njëherë po disa herë të bëjnë kontrollin e follderave, të gjitha ato që i kemi gjetur një vendime administrative”, tha Vitia.

(Kosova Sot Online)