Nuk ua dha rrogat, punëtorët i hakmerren keq shefit në këtë mënyrë

  • E.K /
  • 01 June 2021 - 11:07
 Nuk ua dha rrogat, punëtorët i hakmerren keq shefit në këtë mënyrë

Punëtorët e pakënaqur vendosën të hakmerren ndaj shefit të tyre për pagat e papaguara.

Video e hakmarrjes së punëtorëve në Britaninë e Madhe u publikua në rrjetet sociale dhe është parë nga 26 milion njerëz deri më tani.

Ata fjalë për fjalë shkatërruan brendësinë e makinës së shefit të tyre duke e mbushur atë me shkumë.

Siç thanë, arsyeja janë pagat e papaguara.

“Ai duhet të na kishte paguar, apo jo?”,  thanë punëtorët e indinjuar në fund të hakmarrjes së tyre, të cilët“ zbukuruan ”makinën e shefit me shkumë të përdorur në punimet e ndërtimit.

(Kosova Sot Online)