Palmer: ShBA-ja vazhdon të besojë se qëllimi përfundimtar i dialogut është njohja reciproke

  • G.G /
  • 01 June 2021 - 11:23
Palmer: ShBA-ja vazhdon të besojë se qëllimi përfundimtar i dialogut është njohja reciproke

Emisari Special i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Mattheë Palmer tha se ShBA-ja vazhdon të besojë që njohja reciproke është ajo që do ta lë çëështjen e dialogut në të  kaluarën.

Palmer në konferencën për media tha se njohja reciproke mes Kosovës dhe Serbisë do të hap rrugën përpara.

“Nuk varet nga SHBA-ja të identifikojmë kompromiset, varet nga palët, ky proces udhëhiqet nga vet palët, lehtësohet nga BE-ja dhe mbështetet nga ShBA-ja. Kjo varet nga palët, ne jemi këtu për ta mbështetur. Sa i përket qëllimit përfundimtar, ne vazhdojmë të besojme që është njohja reciproke e cila në fund do t’ia lë këtë çështje të kaluarës dhe do të hap rrugën përpara”, tha Palmer.

Diplomati amerika u shpreh se ShBA-ja mbështet fuqimisht dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

“ShBA-ja fuqimisht përkrah dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. ShBA-ja nuk është palë por jemi partner dhe jemi të përfshirë në mënyrë aktive dhe duke bashkëpunuar edhe me z. Lajçak dhe ekipin e tij në mbështetje të arritjes së marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve. Ky ka qenë një qëllim afatgjatë i SHBA-së për dekada të tëra dhe pres me padurim që të vazhdojmë kontaktet e afërta me qeveritë në Kosovë dhe Serbi dhe të arrijmë marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve”, tha Palmer.

(Kosova Sot Online)