Ministri Vitia e pranon se ka pasur hezitim të personelit shëndetësorë për ta marrë vaksinën Anti-COVID

  • G.G /
  • 01 June 2021 - 11:25
Ministri Vitia e pranon se ka pasur hezitim të personelit shëndetësorë për ta marrë vaksinën Anti-COVID

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, i cili po raporton sot para Komisionit Parlamentar për Shëndetësi, ka deklaruar se ka pasur hezitim për tu vaksinuar kundër COVID-19.

Ai është shprehur se ka pasur hezitim për vaksinim edhe nga punëtorët shëndetësorë, por që sipas tij, ky hezitim tashmë është duke u shuajtur.

“Deri tani ka pasur një hezitim edhe të qytetarëve edhe të personelit shëndetësorë. Besoj që kjo është duke u shuajtur”, ka deklaruar ai.

Përndryshe, Vitia ka thënë se asnjë nga qytetarët e vaksinuar deri tani nuk ka pasur ndonjë efekt anësor shqetësues.

Ai është shprehur se vetëm vaksina mund ta parandaloj përhapjen e virusit.

“Unë shfrytëzoj rastin t’i bëjë ftesë qytetarëve që të vaksinohen, Nga mbi 65 mijë të vaksinuar asnjë nuk ka pasur efekte anësore shqetësuese. Është vërtetuar që të gjithë ata që kanë marrë vaksinën nuk kanë pas asnjë problem. Vetëm vaksina mund të parandaloj në përhapje e virusit, kurr duke mos harruar edhe masat bazike”, ka deklaruar ai.

(Kosova Sot Online)