Hajrulla Çeku: Më së paku incidente ka pasur në kisha ortodokse, asnjë për motive fetare

  • E.K /
  • 01 June 2021 - 14:34
 Hajrulla Çeku: Më së paku incidente ka pasur në kisha ortodokse, asnjë për motive fetare

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku ka thënë se sipas të dhënave të Policisë së Kosovës, vetëm 8 incidente kanë ndodhur në Kishat Ortodokse serbe në Kosovë gjatë vitit 2020 dhe nga to asnjë me motive fetare.

Në një postim në Twitter, Ministri Çeku ka shkruar se nga 57 incidente në vende fetare, 45 kanë ndodhur në ato islame.

“Të dhënat e Policisë së Kosovës: nga 57 incidente në vendet religjioze gjatë vitit 2020, vetëm 8 kanë ndodhur në kishat ortodokse dhe 45 në vendndodhjet islame. Shumica e këtyre incidenteve ishin raste të vjedhjes, derisa asnjë nga këto 57 incidente nuk janë klasifikuar si të motivuara fetarisht”, ka shkruar Çeku.

Zyrarët serbë, veçanërisht drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq vazhdimisht propagandon se në Kosovë po sulmohen kishat ortodokse serbe nga shqiptarët që sipas tij janë me motive fetare, e deklaratat e tilla janë demantuar nga ana e policisë së Kosovës.

Misioni i KFOR-it poashtu kishte deklaruar për express se në 10 vjetët e fundit asnjë incident nuk kishte ndodhur në Manastirin e Deçanit i cili ruhet tash e dy dekada nga KFOR-i.

(Kosova Sot Online)