Vogëlushi merr ilaçin më të shtrenjtë në botë, 2.1 milionë euro doza

  • E.K /
  • 01 June 2021 - 14:30
 Vogëlushi merr ilaçin më të shtrenjtë në botë, 2.1 milionë euro doza

Foshnja 5-muajshe Arthur Morgan është bërë pacienti i parë në Britaninë e Madhe që trajtohet me ilaçin më të shtrenjtë në botë.

Morganit iu dha terapia e para 2.1 milionë euroshe javën e kaluar pasi u diagnostikua me atrofi muskulore kurrizore, një sëmundje gjenetike e gjetur në 1 në 10 000 fëmijë të lindur në të gjithë botën.

Trajtimi quhet Zolgensma, prodhohet në SHBA dhe referohet si ilaçi më i shtrenjtë në botë. Pavarsisht çmimit marramendës, Zolgensma, trajtimi i terapisë gjenike, nuk është një kurë e garantuar, por një dozë intravenoze që përmirëson lëvizjen dhe funksionimin e muskujve.

Atrofia muskulore kurrizore (SMA) është një sëmundje progresive e shkaktuar nga një gjen i dëmtuar. Sëmundja vret qelizat nervore dhe bën që muskujt e foshnjave të konsumohen, gjë që mund të çojë në vështirësi në gëlltitje ose frymëmarrje. Ndërsa muskujt e tyre përkeqësohen, foshnjat që vuajnë nga SMA nuk mund të qëndrojnë ose të ecin pa ndihmë, dhe shumica nuk mbijetojnë gjatë fëmijërisë së hershme për shkak të vështirësive të frymëmarrjes.

Familja e Arthurit falënderoi sistemin shëndetësor britanik për dozën ndërsa thanë se kanë nisur mbledhjen e fondeve për trajtime të tjera.

(Kosova Sot Online)