Kryeministri Kurti priti në takim përfaqësuesit e Bankës Botërore

  • A.P /
  • 01 June 2021 - 19:18
Kryeministri Kurti priti në takim përfaqësuesit e Bankës Botërore

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, pritën sot në takim drejtoreshën rajonale për Ballkanin Perëndimor të Bankës Botërore, Linda Van Gelder si dhe drejtorin për Kosovë dhe Maqedoni të Veriut, Massimiliano Paolucci.

Në këtë takim u bisedua për prioritetet e Qeverisë, me theks të veçantë për situatën aktuale me pandeminë Covid-19.

Kryeministri Kurti shprehu falënderimin e tij për mbështetjen e deritanishme që Banka Botërore i ka dhënë Kosovës në shumë fusha, e në veçanti me projektin që financon luftën ndaj pandemisë Covid-19.

“Në anën tjetër, Van Gelder vlerësoi se shumë prej synimeve të programit qeverisës janë në të njëjtën vijë me ato të Bankës Botërore, andaj edhe mbështetja e BB nuk do të mungojë, sidomos tani kur Kosovës i duhet të rimarrë veten pas pandemisë”, thuhet në komunikatën e ZKM-së.

(Kosova Sot Online)