I dehuri sulmon me thikë dy persona në Prishtinë

  • E.K /
  • 02 June 2021 - 10:29
I dehuri sulmon me thikë dy persona në Prishtinë

Një person është arrestuar pasi në gjendje të dehur ka sulmuar me një mjet të fortë-thikë, dy persona të tjerë të cilëve u ka shkaktuar lëndime trupore.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të martën rreth orës 00:05 në rrugën “Ilir Konushevci”, në Prishtinë.

Siç thuhet në raport, viktimat janë dërguar për tretman mjekësor.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti në gjendje të dehur ka sulmuar me një mjet të fortë-thikë, dy viktimat meshkuj kosovarë të cilëve u ka shkaktuar lëndime trupore, të njëjtit janë dërguar në tretman mjekësor. Nuk dihet motivi i incidentit. Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje. Rasti nën hetime”, thuhet në raport.

(Kosova Sot Online)