Qeni i braktisur bëhet pjesë e policisë

  • E.K /
  • 02 June 2021 - 10:33
 Qeni i braktisur bëhet pjesë e policisë

Një qen me emrin Roxy, që ishte e padëshiruar për katër vjet tani është bërë pjesë e stafit të kërkimit të eksplozivëve në Britani.

Roxy ishte shpëtuar nga oficerët  në vitin 2017 dhe ishte strehuar në qendrën e kafshëve në West Hatch, Somerset, shkruan The Sun.

Qeni dhe administruesja PC Camilla Carter përfunduan trajnimin e tyre vitin e kaluar. “Roxy është një super yll. Ajo është inteligjente, shumë sistematike dhe e plotë “, tha pjesëtarja e ekipit.

Roxy, ka përdorur hundën e saj përpara ngjarjeve të mëdha duke përfshirë dasmën e Princeshës Beatrice dhe varrimin e Princit Philip.

(Kosova Sot Online)