Bislimit nuk i pëlqen pyetja për raportimet se punësoi nipin, kapet me deputeten e PDK-së dhe paralajmëron ankesë

  • E.K /
  • 02 June 2021 - 12:40
 Bislimit nuk i pëlqen pyetja për raportimet se punësoi nipin, kapet me deputeten e PDK-së dhe paralajmëron ankesë

Deputetja nga radhët e PDK-së, Blerta Deliu e ka pyetur sot në komisionin për Integrime Evropiane zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi për raportimet se Qeveria e ka propozuar nipin e tij që të monitorojë punën e Agjencisë së Kosovës për Akreditim.

Në komision, deputetja krahas pyetjeve për çështjen e politikës së jashtme dhe integrimeve evropiane, e ka pyetur Bislimin edhe për Gëzim Tosunin, që u raportua është propozuar për anëtar të KShC-së nga qeveria duke u thënë edhe se është nipi i zv.kryeministrit.

Megjithatë, kjo pyetje e Deliut nuk i ka pëlqyer zëvendëskryeministrit që tha në komision se nuk është para deputetëve për “t’ua zgjidhur dilemat”.

“Nuk jam ftu këtu me i zgjidh dilemtat, çka kuptoni këtu, kur tronditeni kur habiteni, kam ardh më raportu për fushën e integrimeve evropiane, atë pjesë e zgjidhni në kuvend, unë ju përgjigjem pyetje tuaja që kanë lidhje me komisionin”, tha ai.

Kësaj deklarate iu është përgjigjur Deliu.

“Ju jeni këtu me raportu, këto çështje nuk zgjidhen me deputetë”, tha ajo.

Zëvendësi i Albin Kurtit, ka refuzuar fillimisht që të përgjigjet për pyetjen lidhur me nipin e tij.

“Unë e kuptova shumë mirë atë që thatë, mos i jepni vetes liri me më sqaru diçka që vec e kam kuptu”, tha ai.

Më vonë, i njëjti tha se për këtë çështje do të dorëzojë padi pasi që Gëzim Tosunin nuk e ka nip.

Ai ka thënë se është deputetja Deliu që e ka të punësuar nipin e saj.

“Te rasti i z.Gëzim Tosumi që ju deklaroni se kam ngritur dorën, pyetja juaj është a e keni ngritur dorën për nipin e juaj, a jeni ju dakord që nipi juaj të ulet afër jush? A është në rregull që nipi juaj është ulur afër jush në parlament? Gëzim Tosumin nuk e kam unë nip, e kam dorëzuar ankesën time ndaj “psudoportalit Insajderi”. Unë nuk e kam nip Gëzim Tosumin. Për atë ju pyeta juve për nipin e juaj”, tha ai, derisa, Deliu e ka quajtur këtë deklaratë të zëvendëkryeministrit “shpërfaqje të arrogancës”.

“Nëse ne duhet të dialogojmë me njëri tjetrin atëherë pse keni ardhë ju këtu. S’keni nevojë me shpërfaqë arrogancën zv.kryeministër”, ka thënë Bislimi.

(Kosova Sot Online)