Artistja ruse e bën portretin e pazakontë të Putinit me dhëmbë njeriu

  • G.G /
  • 02 June 2021 - 14:05
Artistja ruse e bën portretin e pazakontë të Putinit me dhëmbë njeriu

Një portret i pazakontë i presidentit rus Vladimir Putin është prezantuar nga artistja Evgeniya Skovart (Haibullina).

E veçanta e këtij portreti është se për krijimin e tij artistja ka përdorur plot 500 dhëmbë njerëzish.

Në një komunikim për mediat, Skovart u shpreh se për të realizuar këtë vepër ishte frymëzuar nga deklarata e Putin ku premtonte se do t’iu thyente dhëmbët të gjithë armiqve të huaj që donin të zaptonin pjesë nga territori i Siberisë.

Për të realizuar portretin, Skovart tregon se përdori mbetjet dhe dhëmbët nga një klinikë dentare vendase.

Ata që dëshirojnë ta kenë këtë vepër mund të blejnë një foto në ankandin “Opensea” për një çmim prej 2500 dollarësh, ndërsa fondet e mbledhura do të shkojnë për të financuar shoqatat humanitare në Siberi.

(Kosova Sot Online)