Prifti vret macen dhe e hedh në koshin e plehrave, ky është dënimi që mori

  • E.K /
  • 02 June 2021 - 15:24
 Prifti vret macen dhe e hedh në koshin e plehrave, ky është dënimi që mori

Sipas ProtoThema, prifti 88 vjeçar, pasi e vrau macen e futi në qese dhe pastaj e hodhi ne koshin e mbeturinave. Mësohet se 88 vjeçari është arrestuar.

Prifti akuzohet për vrasjen e kafshës, është gjobitur me 30.000 euro dhe po trajtohet nën survejimin e rojeve në spital, pasi shfaqi probleme shëndetësore në paraburgim.

Sipas informacioneve, ngjarja ka ndodhur të dielën e kaluar në Volos dhe është denoncuar nga një i ri, i cili ka parë priftin duke vrarë macen.

(Kosova Sot Online)