Shpërthen vullkani rreth Gadishullit Reykjanes në Islandë

  • E.K /
  • 03 June 2021 - 09:37
 Shpërthen vullkani rreth Gadishullit Reykjanes në Islandë

Këto janë pamjet që vijnë nga Islanda rreth riaktivizimit të vullkanit në Gadishullin Reykjanes. Llava e ndritshme portokalli po derdhet nga krateri i vogël dhe pas saj tymi shpërndahet në ajër.

Që nga Dhjetori 2019, Gadishulli Reykjanes, i cili futet në Oqeanin Atlantik në jugperëndim të kryeqytetit të Islandës, Reykjavík, filloi të përjetonte tronditje të mëdha sizmike. Që atëherë, shkencëtarët në Zyrën Meteorologjike Islandeze kanë ndjekur dhe monitoruar deformimin e sipërfaqes së Tokës ndërsa magma ndërhynte vetë në koren e cekët.

Kjo magmë rrodhi nën tokë për afërsisht 3 javë, me tërmete që përcaktonin skajet e dhomës nëntokësore. Tërmetet më të hershme u identifikuan afër malit Thorbjörn dhe Krysuvik. Zyra Meteorologjike Islandeze ka regjistruar deri tani më shumë se 50,000 tërmete në gadishull.

Për shkak se turmat e njezve po vijojnë të vizitojnë zonat vullkanike, Zyra Meteorologjike Islandeze koordinon çdo ditë veprimet me Departamentin e Mbrojtjes Civile dhe Menaxhimit të Emergjencave të Islandës për të garantuar sigurinë e vëzhguesve të vullkanit. Një ekip shpëtimi është gjithmonë i pranishëm dhe ata përdorin sensorë dore për të zbuluar gazra që mund të jenë të rrezikshëm.

(Kosova Sot Online)