Në Spitalin e Pejës bie numri i pacientëve të hospitalizuar me koronavirus

  • E.K /
  • 03 June 2021 - 10:38
Në Spitalin e Pejës bie numri i pacientëve të hospitalizuar me koronavirus

Në Spitalin e Pejës ka rënë numri i pacientëve të hospitalizuar me COVID-19.

Në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës është duke vazhduar trajtimi i pacientëve të prekur nga coronavirusi.

Sipas të dhënave për 24 orët e fundit, në këtë spital janë të shtrirë 17 pacientë me COVID-19.

4 pacientë janë në oksigjenoterapi, kurse vetëm një pacientë është në gjendje më të rëndë.

Në 24 orët e fundit është shëruar një pacientë.

Njoftimi i plotë nga ky spital:

Puna gjatë 24 orë të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë përmes shifrave më kryesore:

-537 Vizita Specialistike;

– 40 Pranime;

– 177 Pacientë të Hospitalizuar;

– 5 Lindje, 1 vajzë dhe 5 djam ngase 1 lindje ka qenë binjake;

– 7 Operacione;

– 35 Hemodijaliza;

– Analiza: 293 pacientë që kanë bërë 3,969 analiza;

– 140 Shërbime Radiologjike dhe atë: 94 Rëntgena, 29 Ultrazëra, 14 CT-ja dhe 3 Mamograf;

– 33 procedura fizoterapike

Të dhënat aktuale për pacientët me Covid-19:

– 17 pacientë me Covid 19 të shtrirë;

– 4 pacientë me Covid 19 në Oksigjenoterapi;

– 1 Pacientë me Covid 19 në gjendje më të rëndë;

– 1 pacientë i shëruar gjatë 24 orëve të fundit.

(Kosova Sot Online)