Shemsedin Dreshaj: 15 qershori është vonë, vaksinimi masiv të fillojë para korrikut

  • E.K /
  • 03 June 2021 - 11:18
Shemsedin Dreshaj: 15 qershori është vonë, vaksinimi masiv të fillojë para korrikut

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë  e Kosovës, Shemsedin Dreshaj ka thënë që qeveria ka bërë improvizime duke i mbyllur shkollat dhe duke e kthyer mësimin në platforma online.

“E ardhmja e çdo vendi është arsimi. Arsimi jocilësorë, jo adekuat rezulton me dështim, humbje të shpresës, zhgënjim të rinisë dhe të vendit. E vërave rininë e vrave vendin. E vrave shpresën e vrave ardhmëninë. Arsimi u mbyll nga ai parashkollorë e deri tek ai universitar. Kaluam tek mësimi online pa përgatitje të stafit e infrastrukturës e që është më e keqja duke bërë improvizime të llojllojshme në secilin nivel”, ka thënë ai.

Deputeti i AAK-së, theksoi se pasojat e pandemisë në arsim janë vështirë të matshme dhe të sanueshme.

“Pasojat në arsim janë vështirë të matshme dhe sanueshme dhe me pasoja afatgjate dhe kërcënuese për të ardhmen e vendit. Deri më sot asnjë planifikim për sanim të kësaj gjendje. Mos harroni që po na vjen gjenerata e re”, ka deklaruar ai.

Ndër të tjera, Dreshaj kritika pati edhe për nënshkrimin e kontratës për sigurimin e 1.2 milion vaksinave nga Pfizer.

Ai tha se nuk është dhënë asnjë informacion për dinamikën e ardhjes së këtyre vaksinave.

“Janë kontraktuar 1.2 milion doza të vaksinës. Kjo është për tu përshëndetur dhe uruar por nuk kemi asnjë informacion lidhur me dinamikën e ardhjes së këtyre vaksinave. Nëse pjesa dominuese e nuk vjen në korrik  rëndësia e tyre për proces stabil arsimor është e parëndësishme”, deklaroi ai.

Dreshaj i ka rekomanduare qeverisë që të sigurojë vaksinat patra muajit korrik në mënyrë që të fillohet vaksinimi masiv i popullatës.

“I rekomandojmë qeverisë që të sigurohet vaksina para korrikut. Që të fillojë vaksinimi masiv sa më shpejtë që është e mundur. 15 qershori është vonë. Të vaksinohen të gjithë mësimdhënësit në të gjitha institucionet. Hartoni strategjinë për rimëkëmbje faktike të defekteve arsimore gjatë pandemisë Covid. Kthejeni shpresën në arsim dhe besimin në shëndetësi. Bëjeni këtë me vepra e jo me fjalë. Është koha që tu themi stop improvizimeve dhe veprimeve ‘ad hoc;”, ka thënë ai.

(Kosova Sit Online)