Çfarë po ndodh me faqen e Shtëpisë së Bardhë, kaq shumë po qeshin me postimet e saj

  • 03 June 2021 - 14:31
 Çfarë po ndodh me faqen e Shtëpisë së Bardhë, kaq shumë po qeshin me postimet e saj

Postimet e Shtëpisë së Bardhë në faqen zyrtare në rrjetin social në Facebook, dikujt po i duken argëtuese.

Faqja me gati 12 milionë ndjekës, ku njoftohet për aktivitetet e Presidentit të SHBA’së, Joe Biden dhe zëvëndëspresidentes, Kamala Harris, është kthyer në faqe argëtimi për mijëra persona.

Pavarësisht postimeve që bëhen në këtë faqe, mijëra persona qeshin me to.

Në një postim ku flitet për hapjen e vendeve të reja të punës, 32 mijë persona kanë reaguar “haha”.

Reagime me të qeshura ka edhe në postimet që lidhen me COVID-19, konferencat për media apo edhe takimet që zhvillojnë Presidenti dhe zëvendëspresidentja.

(Kosova Sot Online)