Glauk Konjufca ‘ndan’ drejtësi mes ministres dhe Ganimete Musliut, zgjedh t’ia japë fjalën deputetes së PDK-së

  • E.K /
  • 03 June 2021 - 15:02
 Glauk Konjufca ‘ndan’ drejtësi mes ministres dhe Ganimete Musliut, zgjedh t’ia japë fjalën deputetes së PDK-së

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ia ka dhënë fjalën deputetes së PDK-së, Ganimete Musliut, për t’i replikuar ministres së Arsimit, Arbërie Nagavcit, ani se kjo e fundit nuk ia përmendi emrin gjatë fjalës së saj

Kryekuvendari Konjufca i tha Musliut se ministrja Nagavci nuk ia përmendi emrin, megjithatë ia lejoi deputetes PDK-së fjalën në Kuvend.

“Ganimete, ministrja po pretendon se s’ta ka përmend fjalimin, tip o pretendon që ta ka përmend, unë du me ta dhënë fjalën masi po thu qashtu”, deklaroi Konjufca.

Ndryshe, kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca njihet për shakatë e tij në seancat e Kuvendit të Kosovës, ndërmjet fjalimeve të deputetëve dhe ministrave.

(Kosova Sot Online)