Makina përplas 30-vjeçaren, e reja dërgohet me urgjencë në spital

  • E.K /
  • 04 June 2021 - 09:50
 Makina përplas 30-vjeçaren, e reja dërgohet me urgjencë në spital

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në kryeqytet ku një grua ka mbetur e plagosur.

Sipas policisë aksidenti ka ndodhur rreth orës 08:00, në rrugën “Ali Demi”, ku  mjeti me drejtues B. Q., ka aksidentuar shtetasen A. M., 30 vjeçe, e cila u dërgua ne spital, ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i policisë:

Më datë 04.06.2021, rreth orës 08:00, në rrugën “Ali Demi”, mjeti me drejtues B. Q., ka aksidentuar shtetasen A. M., 30 vjeçe, e cila u dërgua ne spital, ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

(Kosova Sot Online)