Flasin dëshmitarët pas vrasjes së kosovarit në Hanover, tregojnë si ndodhi ngjarja

  • G.G /
  • 04 qershor 2021 - 10:49
Flasin dëshmitarët pas vrasjes së kosovarit në Hanover, tregojnë si ndodhi ngjarja

Një shqiptar i Kosovës është qëlluar për vdekje në makinën e tij tip “Porche” në një kryqëzim të Hanoverit.

Dëshmitarët kanë bërë me dije për mediat vendase, dy makina kishin ndaluar në një semafor dhe kanë nisur një debat të dhunshëm dhe më pas kishin pasur të shtëna.

Sipas dëshmitarëve, të dy ishin përfshirë në një konflikt fizik dhe u pasuan nga disa të shtëna por Policia raportoi vetëm një, që i mori jetën të riut shqiptar.

“Për fat të mirë, ne kemi shumë dëshmitarë për të pyetur,”-tha Policia gjermane.

(Kosova Sot Online)