Shqetësimi i Armend Mujës: Po më pengon logjika fal, fal, fal

  • E.K /
  • 04 June 2021 - 11:56
 Shqetësimi i Armend Mujës: Po më pengon logjika fal, fal, fal

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja ka thënë se është duke e penguar logjika e faljes.

Ai tha se kjo logjik është duke  e dëmtuar akumulimin në buxhetin e Kosovës.

“Ajo çfarë mua po më pengon është logjika fal, fal, fal…Pse logjika e faljes. Në shume vende nuk ka as ujësjellës. Kur i pyet qytetarët se cili është shqetësimi më i madh i tyre  është mungesa e ujit. Shkojmë me një logjik tjetër të faljes. Kur e shikon se pse Kosova nuk po akumulon buxhet është se logjika e kontratës shoqërore është që taton finalin dhe nëse nuk taton e ki të pamundur që të ndihmosh shoqërinë”, ka thënë ai.

“Vijnë deputetët dhe kërkojnë faljen a akcizës së duhanit. A e dini që FSK-ja ka shpenzuar më pak sesa gjoba e ‘Bechtel&Enka’.  Kjo është mendësia jonë e prioriteteve. Ne e kemi marrë një mandat për ndryshim dhe ju lutem na mirëkuptoni”, ka thënë Muja.

Në Kuvendin e Kosovës është duke u diskutuar pën interpelanmcën e AAK-së, për faljen e gjobave të pandemisë.

(Kosova Sot Online)