Donika Gërvalla- Nikos Dendias: Pavarësia e Kosovës është fakt i pandryshueshëm

  • E.K /
  • 04 June 2021 - 12:11
Donika Gërvalla- Nikos Dendias: Pavarësia e Kosovës është fakt i pandryshueshëm

Në takimin me ministrin e Jashtëm grek, Nikos Dendias, ministrja Donika Gërvalla ka deklaruar se Greqia është shtet fqinj i rëndësishëm në rajon, duke kërkuar që të ngrihet statusi i zyrës në Athinë nga një zyre ekonomike në një të interesit.

“Pavarësia e Republikës së Kosovës është një fakt i pandryshueshëm dhe sa më shpejt të pranohet. Riafirmojmë se me Greqinë dhe partnerët e tjerë do të vazhdojmë dialogun edhe rreth kësaj çështjeje”, ka thënë ajo.

Dendias do të pritet në takim edhe nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani dhe do të takohet edhe me kryeparlamentarin, Glauk Konjufca.

Në fund të agjendës është paraparë edhe takimi me kryeministrin kosovar, Albin Kurti.

(Kosova Sot Online)