Jep dorëheqje kreu i Kishës Katolike të Gjermanisë: Abuzimet ishin katastrofë

  • E.K /
  • 04 June 2021 - 12:13
 Jep dorëheqje kreu i Kishës Katolike të Gjermanisë: Abuzimet ishin katastrofë

Kreu i Kishës Katolike të Gjermanisë, kardinali Reinhard Marx, ia ka ofruar dorëheqjen Papës, duke thënë se ai duhet të marrë përgjegjësi për katastrofën e abuzimeve seksuale nga klerikët gjatë dekadave të fundit.

Ofrimi i dorëheqjes, i cili nuk dihet nëse do të pranohet nga Papa, vjen në kohën e shtimit të kritikave në mesin e besimtarëve gjermanë rreth rasteve të abuzimeve.

Javën e kaluar, Papa dërgoi dy peshkopë të lartë të jashtë për ta hetuar Dioqezën e Këlnit, që është më e madhja në Gjermani, për të parë se si i ka trajtuar rastet e abuzimeve.

“Unë duhet të marr pjesë të përgjegjësisë për katastrofën e abuzimeve seksuale nga zyrtarët e Kishës gjatë dekadave të kaluara”, shkroi kardinali Marx në letrën dërguar Papës, duke shtuar se shpreson që largimi i tij do të krijonte hapësirë për një fillim të ri, shkruan Reuters.

Marx, kardinal në Mynih, tha në deklaratë se Papa e ka udhëzuar që të qëndrojë në pozitë derisa të vendosë nëse do ta pranojë dorëheqjen apo jo.

(Kosova Sot Online)