Sasi rekord: Sekuestrohet mbi 1 ton kokainë, ishte fshehur në kontenierin me banane, ja destinacioni final

  • G.G /
  • 04 June 2021 - 12:16
Sasi rekord: Sekuestrohet mbi 1 ton kokainë, ishte fshehur në kontenierin me banane, ja destinacioni final

Një sasi e madhe kokaine, prej më shumë se 1 ton është sekuestruar në Itali nga agjentët e Guardia di Finanza.

Sasia rekord e drogës u gjet e fshehur brenda një kontenieri me banane në portin e Gioia Tauro. Kontenieri ishte nisur nga Ekuadori dhe destinacioni final, sipas mediave italiane, ishte Turqia.

Në total u sekuestrua 1,126 kg kokainë e pastër.

Kokaina ishte me cilësi shumë të pastër raporton Ansa dhe trafikantët mund të siguronin nga shitja e saj rreth 225 milionë euro.

(Kosova Sot Online)