Mësimdhënësi nga Malisheva arrestohet pasi keqtrajtoi nxënësin

  • G.G /
  • 04 June 2021 - 13:32
Mësimdhënësi nga Malisheva arrestohet pasi keqtrajtoi nxënësin

Një mësimdhënës nga Malisheva është arrestuar pasi kishte keqtrajtuar fizikisht nxënësin e tij.

Policia e Kosovës ka njoftuar se pas intervistimit, i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Malishevë, 02.06.2021-11:30.  Me 03.06.2021  është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti kishte keqtrajtuar fizikisht nxënësin e tij.  I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

(Kosova Sot Online)