Bie sërish numri i rasteve - Një i vdekur dhe shtatë raste të reja me COVID-19 në Kosovë

  • E.K /
  • 04 June 2021 - 15:14
Bie sërish numri i rasteve - Një i vdekur dhe shtatë raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit është regjistruar një rast i vdekjes dhe shtatë raste të reja me COVID-19.

Këto raste janë konfirmuar pas testimit të rreth 2 mijë e 300 mostrave.

“Nga 2.295 testime, 7 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes.Sot janë shëruar 147 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 103.711. Në total numri i rasteve aktive është 11.511”, ka njoftuar MSH’ja.

(Kosova Sot Online)