Ky shtet bllokon Twitter-in pasi iu fshi postimi presidentit

  • S.A /
  • 05 June 2021 - 08:53
Ky shtet bllokon Twitter-in pasi iu fshi postimi presidentit

Nigeria tha të premten se i ka pezulluar për kohë të pacaktuar aktivitetet e rrjetit të njohur social, Twitter, vetëm dy ditë pasi kjo faqe i fshiu një postim presidentit Muhammadu Buhari.

Ministri i Informacionit, Lai Mohammed, tha se qeveria e ka marrë këtë vendim për shkak të përdorimit të vazhdueshëm të platformës për aktivitete që kanë mundësi që ta minojnë bashkekzistencën në Nigeri.

Në orët e para të së shtunës, uebfaqja e Twitter-it ishte e paqasshme në Nigeri në disa platforma, por aplikacioni punonte në disa platforma të tjera, sipas testimeve të agjencisë Reuters.

Kompania amerikane tha përmes një deklarate se është duke e hetuar pezullimin e operacioneve të saj nga qeveria nigeriane dhe se do të ofrojë informata shtesë kur të merret vesh më shumë për këtë çështje.

Të mërkurën, Twitter-i tha se postimi i presidentit Buhari, me të cilin kërcënoheshin grupet e fajësuara për sulmet ndaj ndërtesave qeveritare, e ka shkelur politikën e faqes rreth sjelleve abuzuese.

(Kosova Sot Online )