Policia jep detaje për aksidentin ku vdiq 12-vjeçari

  • S.A /
  • 05 June 2021 - 08:59
Policia jep detaje për aksidentin ku vdiq 12-vjeçari

Gjatë ditës së djeshme në fshatin Gadime të Komunës së Lipjanit ka ndodhur një aksident me fatalitet, ku ka mbetur i vdekur një 12-vjeçar. Polica e Kosovës ka dhënë detaje për aksidentin përmes raportit 24 orësh, derisa i dyshuari ishte duke drejtuar veturën dyshohet nga pakujdesia dhe mospërshtatja e shpejtësisë së kushteve të rrugës, ka humbur kontrollin mbi veturë dhe është vetë aksidentuar, si pasojë e lëndimeve vdekjeprurëse ka pësuar një fëmijë 12-vjeçar, i cili ka vdekur pasi është dërguar në QKUK.

“Fsh. Gadime, Lipjan (NN) 04.06.2021-15:05.  I dyshuari mashkull kosovar derisa ishte duke drejtuar veturën dyshohet nga pakujdesia dhe mospërshtatja e shpejtësisë kushteve të rrugës, ka humbur kontrollin mbi veturë dhe është vetë aksidentuar. Si pasojë, lëndime vdekjeprurëse  ka pësuar pasagjeri mashkull kosovar-fëmijë (2009), i cili ka ndërruar jetë pasi është dërguar në QKUK, ndërsa lëndime ka pësuar edhe i dyshuari-drejtuesi dhe një pasagjerë mashkull kosovar. Të lënduarit për shkak të lëndimeve janë duke u trajtuar në QKUK, ndërsa me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë të dërgohet në IML- për obduksion në Prishtinë”, thuhet në raport.

Një banor i fshatit Gadime ka thënë se ndihma e shpejtë u vonua për të ofruar shërbimin e duhur.

“I kemi thirr policinë, janë vonuar tepër shumë. Ambulanca rreth 2 orë e gjysmë u vonua derisa ka ardh, bile-bile më shumë mos është vonuar që s’jemi të kënaqur për këtë punë”, tha ai.

(Kosova Sot Online )