Aeroplani luftarak rus e përcjell aeroplanin amerikan afër kufirit

  • S.A /
  • 05 June 2021 - 09:06
Aeroplani luftarak rus e përcjell aeroplanin amerikan afër kufirit

Rusia dërgoi një aeroplan luftarak të tipit MiG-31 për të shoqëruar një aeroplan ushtarak të Shteteve të Bashkuara mbi Detin Barent të premten. Lajmin e raportoi agjencia e lajmeve, RIA, duke cituar një deklaratë të forcave detare ruse, shkruan The Guardian.

Ushtria ruse tha se aeroplani amerikan u identifikua si tip P-8a Poseidon dhe se aeroplani luftarak rus u kthye në bazën e vet sapo aeroplani amerikan bëri kthesë dhe u largua nga kufiri rus.

Incidente të tilla mes aeroplanëve rusë dhe aeroplanëve të vendeve anëtare të NATO-s ka pasur mjaft shpesh muajve të fundit. NATO-ja ka thënë se Rusia e ka shtuar aktivitetin e forcave ajrore në kufijtë me vendet e Evropës dhe disa herë ka penguar aeroplanë të këtij shteti afër kufijve.

(Kosova Sot Online )