Mitrovicë: Sigurimi i dehur alarmon Policinë për shpërthim

  • E.K /
  • 05 June 2021 - 09:39
 Mitrovicë: Sigurimi i dehur alarmon Policinë për shpërthim

Një ngjarje e pazakontë është regjistruar mbrëmë në Mitrovicën e Veriut.

Një punëtor i sigurimit fizik ka raportuar në Polici për një shperthim.

Njësitë policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes por nuk kanë vërejtur asgjë të dyshimtë duke konstatuar më tej se i njëjti kishte qenë nën ndikimin e alkoolit.

Raporti i Policisë:

Rr. Kollashinska, Mitrovicë Veri 04.06.2021-21:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se derisa kishte qenë në vendin e punës-sigurim fizik, kishte dëgjuar një shpërthim. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin ku dyshohej se kishte ndodhë shpërthimi, por nuk kanë vërejte asgjë të dyshuar. Në makineritë që shërbejnë për kryerjen e punimeve në atë vend nuk është vërejte asnjë lloj dëmi apo gjurme që mundë të jenë shkaktuar. Ankuesi është sjell në stacion policor të cilit ju ka bërë alkotesti dhe ka rezultuar se ai kishte qenë nën ndikim të alkoolit 1.70 promil. Janë bërë disa intervista me banorë të cilët banojnë në atë lokacion, por ata nuk kishin dëgjuar dhe vërejte diçka të dyshuar. Është njoftuar prokurori i cili ka urdhëruar që ankuesit t’i merret deklaratë me shkrim pas këndelljes, po ashtu dhe banorëve të rrethinës. Rasti- informata vazhdon të hetohet.

(Kosova Sot Online)