Në Fushë Kosovë xhaxhai bën për spital mbesën

  • E.K /
  • 05 June 2021 - 09:49
Në Fushë Kosovë xhaxhai bën për spital mbesën

Një rast i rëndë i dhunës në familje është raportuar të ketë ndodhur në Fushë Kosovë.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se viktima femër kosovare ka pranuar tretman mjekësor pasi që dyshohet se të njëjtës për motive (ende) të panjohura lëndime i ka shkaktuar i dyshuari mashkull kosovar-axha i saj.

Viktima pasi është intervistuar në prezencë të QPS-së, me vendim të prokurorit është dërguar në strehimore në Prishtinë.

Njësitet policore janë duke hetuar rastin.

“Fushë Kosovë 03.06.2021-11:00. Viktima femër kosovare ka pranuar tretman mjekësor pasi që dyshohet se të njëjtës për motive (ende) të panjohura lëndime i ka shkaktuar i dyshuari mashkull kosovar-axha i saj. Viktima pasi është intervistuar në prezencë të QPS-së, me vendim të prokurorit është dërguar në strehimore në Prishtinë. Njësitet policore janë duke hetuar rastin” thuhet në raport.

(Kosova Sot Online)