Sali Berisha: Avokatin ndaj Antony Blinken do e paguaj unë

  • E.K /
  • 05 June 2021 - 10:50
 Sali Berisha: Avokatin ndaj Antony Blinken do e paguaj unë

Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar sot se avokatin francez, Jean-Yves Le Borgne, që e ka pajtuar për ta mbrojtur në gjyqin kundër Sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken, do ta paguajë vetë.

Berisha i ftuar në  “Zonë e Lirë”, i pyetur se sa do të paguajë pasi avokati është i shtrenjtë ka deklaruar se do të bënte publike kontratën me avokatin, vetëm nëse ky i fundit do të pranonte.

“Avokatin do ta paguaj Sali Berisha. Do të jetë kontribut i përbashkët. Nuk kemi bërë kontratë. Po që se avokati thotë po unë e bëj publike kontratën. Do ta deklaroj. Edhe unë jam i detyruar ta deklaroj,” tha Berisha.

(Kosova Sot Online)