I moshuari arrestohet për një vrasje të kryer gati 50 vjet më parë

  • E.K /
  • 05 June 2021 - 12:06
 I moshuari arrestohet për një vrasje të kryer gati 50 vjet më parë

Gati pesë dekada më vonë, policia ka arrestuar një burrë për vrasjen e një adoleshenteje në Illionois, trupi i së cilës u gjet i pajetë në një fushë, me plagë të shumta të shkaktuara nga goditjet me thikë.

Barry Lee Whelpley, 76 vjeç, u arrestua më 2 qershor për vrasjen e Jullie Ann Hanson, asokohe 15-vjeç, në vitin 1972. “Ky krim i tmerrshëm ka përndjekur familjen e viktimës, komunitetin dhe të gjithë rajonin e policisë për 49 vite”, tha Shefi i Policisë së Naperville, Robert Marshall.

“Hetimi dhe akuzat ndaj të arrestuarit janë rezultat i një përpjekjeje prej disa dekadash dhe ndihem shumë krenar për hetuesit e kësaj periudhe, të cilën nuk u dorëzuan kurrë”.

Image

Autori i dyshuar i vrasjes, Barry Lee Whelpley, sot 76 vjeç

Më 8 korrik 1972, Hanson mori biçikletën e të vëllait për të shkuar në një ndeshje bejsbolli dhe nuk u kthye kurrë në shtëpi. Trupi i saj i pajetë i gjet po atë ditë. Për ngjarjen nuk pati të dyshuar, por pas 49 vitesh hetime dhe falë përparimit të teknologjisë dhe analizave të ADN-së, vrasësi u gjet.

Në kohën e vrasjes së Hanson, Whelpley ishte 27 vjeç dhe jetonte rreth 12 km larg shtëpisë së saj, tha policia.

(Kosova Sot Online)