
Lexoni edhe:
Për lidhje korruptive duhet të arrestohen Shpend Ahmeti dhe Arbër Kryeziu!
Me atë emër, vështirë se kardinali Reinhard Marx do t’i shmangej të qënurit protagonist i një revolucioni, por ndoshta bashkëpunëtori i ngushtë i Papa Françeskut deri pak ditë më parë, nuk do të mendonte se kjo tronditje do të vinte në moshën 67-vjeçare.
Kardinali katolik ka deklaruar se dorëhiqet nga roli i tij si kryepeshkop i Mynihut, një nga postet më të rëndësishme të kishës katolike në atë vend, që ai mbante nga viti 2007.
Për lidhje korruptive duhet të arrestohen Shpend Ahmeti dhe Arbër Kryeziu!
Lexoni edhe:
Arsyeja kryesore e vendimit të bujshëm është ajo që Marx cilëson si “pikë e vdekur” në procesin e transparencës së Kishës Katolike ndaj krimeve seksuale krysisht ndaj të miturve që e kanë përfshirë, jo vetëm në Gjermani, në dekadat e fundit.
Kardinali gjerman Reinhard Marx dhe Papa Papa Françesku

Edhe pse nuk ka asnjë akuzë personale mbi të, Marx në motivimin e tij thotë se ndjen “përgjegjësi institucionale për veprimet e Kishës, dhe dështimet e saj në këtë çështje. Mos kam qenë edhe unë fajtor, në mbrojtjen e reputacionit të Kishës? Më shqetëson fakti që muajt e fundit ka një qasje që përjashton rreziqet sistemike ndaj çështjes, dhe e shndërron përballjen me të kaluarën në një premtim përmirësimi të proceseve administrative”.
Marx nënvizon se ai ndihet ende pjesë e Kishës dhe se do të vijojë të punojë për të, duke shpresuar që “qorrsokaku i sotëm të shndërrohet në një pikë kthimi”.
Sipas një raporti gjerman mbi krimet seksuale vetëm në zonën e Këlnit, janë mbi 313 rastet e abuzimeve seksuale të dokumentuara brenda Kishës katolike në atë qytet nga viti 1975, dhe 212 përgjegjësit, ku 63% ishin priftërinj
(Kosova Sot Online)