Bie nga ballkoni i shtëpisë, 57-vjeçari ndërron jetë pas dy ditësh në spital

  • E.K /
  • 05 June 2021 - 17:20
 Bie nga ballkoni i shtëpisë, 57-vjeçari ndërron jetë pas dy ditësh në spital

Një 57-vjeçar ka ndërruar jetë ditën e djeshme në spital për shkak të dëmtimeve të marra pasi kishte rënë nga lartësia.

Lajmi është konfirmuar nga policia e Tiranës, të cilët njoftojnë se H.L 57-vjeç në Bathore të Kamzës, ka rënë aksidentalisht nga lartësia e banesës së tij.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur me datë 2 qershor, ndërsa ai ka ndërruar jetë dy ditë më vonë në spital.

Njoftimi i policisë:

•Me datë 02.06.2021, në Bathore, ka rënë aksidentalisht nga lartësia e banesës së tij shtetasi H. L., 57 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë ditën e djeshme në spital. 

(Kosova Sot Online)