Kapet jahti me 2.5 ton kanabis në Spanjë, shqiptari mes trafikantëve

  • E.K /
  • 05 June 2021 - 17:48
 Kapet jahti me 2.5 ton kanabis në Spanjë, shqiptari mes trafikantëve

Në një operacion të zhvilluar në portin e Santa Pola në Alicante në Spanjë janë sekuestruar rreth 2.5 ton kanabis. Droga ishte fshehur brenda bidonëve të naftës.

Mediat spanjolle raportojnë se nga operacioni u arrestuan 6 trafikantë, 5 spanjollë dhe një shqiptar të moshave midis 25 dhe 69 vjeç.

Hetimi filloi me dyshimet se brenda jahtit mund të kishte ngarkesë të dyshimtë dhe nga kontrolli u zbulua kanabisi.

Nga hetimet rezultoi se pas jahtit qëndronte një rrjet kriminal trafiku droge i vendosur në provincat e Alicante dhe Murcia.

(Kosova Sot Online)