Vrasja e 20 vjeçares pranë foshnjës, policia pranë identifikimit të autorit

  • A.P /
  • 06 June 2021 - 13:00
Vrasja e 20 vjeçares pranë foshnjës, policia pranë identifikimit të autorit

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga krimi tronditës në Greqi, ku u vra 20-vjeçarja Caroline para syve të foshnjes dhe bashkëshortit të saj.

Hetuesit duket se janë shumë afër identifikimit të autorit, i cili është përshkruar nga piloti 33-vjecar dhe karakteristikat janë të ngjashme me ato që ka treguar para policisë, shkruajnë mediat greke.

Në të njëjtën kohë, ekziston një listë me 15 të dyshuar me më pak ngjashmëri me autorët, gjë që tregon se policia është shumë pranë identifikimit të autorit.

Gjurmët e një personi janë gjetur në papafingon e shtëpisë, por ende mbetet e paqartë se kujt i përkasin. Autoritetet po kërkojnë gjithashtu tre makina të dyshimta, ndërsa po hetohen edhe deklaratat nga psikologia e Caroline.

Zyrtarët vazhdojnë të hetojnë mundësinë e informacionit të brendshëm në lidhje me gjendjen financiare të familjes dhe nëse Carolina ka zbuluar pa dashje se kishte siguruar jetën për 1 milionë euro. Ky mister  rrethon edhe bashkëshortin e viktimës, Charalambos Anagnostopoulos pasi dyshohet se lëvizjet e autorëve mund të kenë qenë pasojë e ndihmës nga një person i njohur i familjes.

Si ndodhi vrasja

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Glyka Nera të Greqisë pak javë më parë, rreth orës 5 të mëngjesit. Tre persona shkuan për të grabitur shtëpinë dhe morën jetën e 20-vjeçares britanike dhe torturuan bashkëshortin e saj.

20-vjeçarja u gjet e vrarë, në papafingo të shtëpisë, pranë krevatit të foshnjes së saj 11 muajshe, ndërsa bashkëshorti ishte lidhur në një karrige në dhomën e gjumit. Ai deklaroi se humbi ndjenjat nga paniku dhe autorët menduan se kishte vdekur, ndaj ia doli të jetonte.

Ishte vetë ai që njoftoi Policinë duke i rënë telefonit me hundë, por bashkëshortja kishte ndërruar jetë, ndërsa foshnja ishte në gjendje të mirë shëndetësore.

(Kosova Sot Online)