Sherr me thika/ Dy persona godasin me thika 37 vjeçarin

  • E.K /
  • 07 June 2021 - 10:50
 Sherr me thika/ Dy persona godasin me thika 37 vjeçarin

Pas një konflikti për motive të dobëta persona të paidentifikuar ende kanë goditur me thikë një 37 vjeçar në kryeqytet, ku për pasojë të plagëve të marra shtetasi F.D është trasnportuar menjëherë drejt spitalit.

Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes si dhe identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Tiranë/Informacion paraprak

Me datë 07.06.2021, në Astir, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta persona ende të paidentifikuar kanë goditur me një mjet prerës shtetasin F. D., rreth 37 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes si dhe identifikimin dhe kapjen e autorëve.

(Kosova Sot Online)