Në Fushë Kosovë tre djem me shtetësi gjermane kërcënojnë nënën

  • E.K /
  • 07 June 2021 - 11:51
Në Fushë Kosovë tre djem me shtetësi gjermane kërcënojnë nënën

Tre shtetas gjermanë janë arrestuar të dielën në Fushë Kosovë, pasi kanë ofenduar dhe kërcënuar nënën e tyre, po ashtu shtetase e Gjermanisë.

Rasti ka ndodhur pasditen e së dielës në Fushë Kosovë, ndërkaq pas intervistimit.

Policia në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje pas intervistimit.

“Fushë Kosovë 06.06.2021 – 15:00. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj shtetas Gjerman, pasi që kanë ofenduar dhe kërcënuar nënën e tyre viktimën femër shtetase e Gjermanisë. Me vendim të prokurorit, të dyshuari janë dërguar në mbajtje”, ka bërë të ditur policia.

(Kosova Sot Online)