Kjo është infermierja që u gjet e vdekur në Spitalin e Vushtrrisë, ishte vetëm 35 vjeçe dhe la 3 fëmijë

  • G.G /
  • 07 June 2021 - 13:27
Kjo është infermierja që u gjet e vdekur në Spitalin e Vushtrrisë, ishte vetëm 35 vjeçe dhe la 3 fëmijë

Një infermiere rreth moshës 35 vjeçare është gjetur e vdekur dje në vendin e punës në mëngjesin e sotëm.

Policia e ka konfirmuar rastin për “Jepi zë”, duke treguar se e ndjera është me iniciale Z.Sh. Ajo po punonte si infermiere në Spitalin e Vushtrrisë, ku edhe u gjet e vdekur.

“Sot rreth orës 08:00, policia në Vushtrri ka pranuar një informacion se ishte gjetur pa shenja jete në vendin e sajë të punës infermerja viktima Z.Sh., e cila punonte në spitalin e Vushtrrisë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, ka thënë Zahiti.

Edhe familjarët e kanë konfirmuar rastin, duke publikuar edhe fotografi të të ndjerës.Ata kanë treguar se 35 vjeçarja la prapa burrin dhe tre fëmijë.

(Kosova Sot Online)