Ishte fshehur në pllaka mermeri, sekuestrohet 400 kg heroinë që vinte nga Irani në Bullgari

  • E.K /
  • 07 June 2021 - 14:49
 Ishte fshehur në pllaka mermeri, sekuestrohet 400 kg heroinë që vinte nga Irani në Bullgari

Autoritetet bullgare kanë kapur 400 kg heroinë nga Irani, të fshehur në pllaka mermeri dhe akuzuan dy shtetas turq për trafik droge, tha një prokuror i lartë të hënën.

Droga mbërriti në portin e Detit të Zi të Varnas në katër kontejnerë përpara se të transportohej në depo në qytetin jugor të Sliven, tha Valentina Madzharova, shefja e Zyrës së Prokurorit të Specializuar.

“Ne po flasim për një kanal trafikimi të heroinës me origjinë iraniane që ishte menduar për shpërndarje të mëtejshme në Evropën Perëndimore”, u tha ajo gazetarëve.

Secila pllakë përmbante 3 kg deri 4 kg heroinë me cilësi të lartë të sekretuar në zgavrat e mermerit, për një vëllim total që mund të arrinte 500 kg ose më shumë, shtoi ajo.

Vlera e kontrabandës vlerësohet në 16 milionë dollarë, ndërkohë që dy shtetas turq janë arrestuar dhe akuzuar për trafik të gjerë droge. Kjo erdhi pas një hetimi katërmujor në të cilin policia dhe dogana bullgare bashkëpunuan me autoritetet evropiane dhe amerikane, tha Madzharova.

Bullgaria është në të ashtuquajturën rrugë trafikimi Ballkanik që furnizon Perëndimin me drogë nga Azia dhe Lindja e Mesme. Në shkurt, autoritetet bullgare sekuestruan më shumë se 400 kg heroinë nga një anije kontejnerësh që mbërriti nga Dubai.

(Kosova Sot Online)