Blerim Maqastena publikon një video me pranga në duar dhe këmbë, i rrethuar nga policia serbe

  • G.G /
  • 07 June 2021 - 16:29
Blerim Maqastena publikon një video me pranga në duar dhe këmbë, i rrethuar nga policia serbe

Blerim Maqastena, ka publikuar një video ku shihet me i prangosur dhe i rrethuar nga forcat e policisë serbe.

Maqastena ka treguar në Facebook se videoja është xhiruar në shkurt të këtij viti, derisa po qëndronte i burgosur në Serbi.

“Vetëm fizikisht i prangosur! 23.02.2021”, ka shkruar Maqastena.

Ndryshe, Maqastena ishte arrestuar në dhjetor të vitit 2020 për shkak të kalimit te kufirit përgjatë fshatit Mirovc.

Në kohën kur ishte gjetur nga policia kufitare serbe atij i ishte konfiskuar edhe një pistoletë me leje, e lëshuar nga MPB-ja në Kosovë, për çka është mbajtur në paraburgim deri më 25 maj të këtij viti.

https://www.facebook.com/100001080789929/videos/4112892565423396/

(Kosova Sot Online)