Çifti kreativ shndërrojnë ish-objektin e kishës në një shtëpi moderne

  • E.K /
  • 08 June 2021 - 09:09
 Çifti kreativ shndërrojnë ish-objektin e kishës në një shtëpi moderne

Një çift ka shndërruar një objekt të një kishe të famullisë në një shtëpi moderne, që kap vlerën e një milion pound.

Ata e kishin blerë këtë objekt pothuajse të shkatërruar në vitin 2017 për vetëm 85 mijë pound në një ankand.

Prona e kishës që gjendet në Denholme, West Yorkshire, u ndërtua në vitin 1846, mirëpo u mbyll në vitin 1999 për shkak të kalbjes, shkruan Mirror.

Renovimi i këtij objekti iu mori aty tre vjet, ku pjesën më të madhe të punës e realizuan vetë, ku tani shtëpia ka katër dhoma të gjumit, një banjo, një kuzhinë dhe sallon.

Muret janë të stilit modern, ndërkaq dritaret ende ruajnë karakteristikat origjinale të stilit gotik.

Çifti thonë se kjo shtëpi nuk do të jetë vetëm e tyre, pasi duan që njerëzit në qytetin e famullisë t’a vizitojnë dhe të nderojnë të dashurit e tyre që janë të varrosur brenda territorit të ish-kishës.

“Ne duam që jo vetëm të jetë shtëpia jonë, por përsëri pjesë e komunitetit. Ne jemi të lumtur që njerëzit të vijnë këtu”, thanë çifti.

Vlera e shtëpisë tani është vlerësuar midis 950 mijë dhe 1 milion pound.

(Kosova Sot Online)