Pasi ecën 500 kilometra, elefantët e lodhur ndalen të pushojnë pak

  • E.K /
  • 08 June 2021 - 09:22
 Pasi ecën 500 kilometra, elefantët e lodhur ndalen të pushojnë pak

Grupi i elefantëve tashmë të famshëm të kinës është ndalur për një pushim pas ecjes 15-mujore. “Shëtitja” e tyre ka marrë vëmendje të madhe në shtetin e largët por edhe jashtë tij.

Autoritetet kineze kanë angazhuar forca të jashtëzakonshme për ta vëzhguar lëvizjen e këtij grupi të elefantëve dhe për t’i mbajtur kafshët e mbrojtura me ligj larg zonave të banimit. Sipas medieve shtetërore kineze, një grup njerëzisht është duke i përcjellë elefantët 24 orë në ditë, përmes tokës dhe përmes ajrit, me dronë.

Nga pamjet e siguruara me dron, elefantët shihet të shtrirë duke pushuar në një pyll. Duket se ata më në fund janë lodhur pas udhëtimit prej 500 kilometrave.

Të hënën, më shumë se 410 pjesëtarë të ekipeve emergjente, 374 automjete, 14 dronë dhe mbi dy tonë ushqim për elefantë u përdorën për ta mbajtur nën kontroll grupin e elefantëve dhe për t’i evakuuar njerëzit që mund të ndodheshin në rrugën e tyre, shkruan The Guardian.

“Në disa rrugë do të zbatohet kontrolli i përkohshëm i trafikut në mënyrë që elefantët të mbahen të qetë dhe të krijohen kushtet që ata të lëvizin drejt perëndimit dhe jugut”, raportoi faqja kineze e lajmeve, Beijing News.

Elefantët aziatikë janë kafshë të mbrojtura me ligj në Kinë dhe vrasja e tyre është e ndaluar. Grupi i elefantëve që ka marrë vëmendje të madhe u largua nga vendbanimi në mars të vitit 2020 dhe deri më tani ka shkaktuar së paku 1 milion dollarë dëme.

(Kosova Sot Online)