Gjest i mirë: Në Ferizaj 21-vjeçari e gjen portofolin me 381 euro, ia kthen pronarit

  • E.K /
  • 08 June 2021 - 09:27
 Gjest i mirë: Në Ferizaj 21-vjeçari e gjen portofolin me 381 euro, ia kthen pronarit

Policia e Kosovës ka njoftuar se një 21-vjecar nga Ferizaj e ka gjetur një portofol me para dhe dokumente të humbura, para emergjencës primare në Ferizaj.

Në njoftimin për media bëhet e ditur se portofoli i përkiste Çlirim Asllanit 22 vjeçar nga Ferizaj.

Ai menjëherë ka njoftuar policinë dhe portofolin e gjetur e ka dorëzuar në stacionin policor të Ferizajt.

Pas procedurave të verifikimit të pronarit, në prani të policisë, pronarit i kthehen paratë ( 381 euro dhe dokumentet e tij).

“Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, ka falënderuar qytetarin Osman Lohaj për gjestin human dhe shembullorë me rastin e dorëzimit të portofolit të gjetur në stacionin e policisë”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)