Kjo video po bën xhiron në rrjet: Një gropë e madhe hapet në një parkim dhe gëlltit makinën

  • E.K /
  • 08 June 2021 - 09:34
Kjo video po bën xhiron në rrjet: Një gropë e madhe hapet në një parkim dhe gëlltit makinën

Imazhe të pabesueshme kur një gropë e madhe hapet në një parkim spitali në Jeruzalem po bëjnë xhiron në rrjet.

Në videon e publikuar shikohet që gropa e hapur ‘gëlltit’  makinën që ndodhej aty pranë.

Sipas Times of Izrael, shtatë zjarrfikës ishin në vendngjarje,kur u njoftua se makina kishin rënë në gropën e krijuar.

Për fat të mirë nuk pati lëndime nga incidenti.

Sipas mediave vendase hapja e gropës besohet të jetë shkaktuar nga punimet që po kryheshin në rrugë aty pranë.

https://www.televizioni.tv/upload/videos/2021/06/NMra1Tnri12qfhPmNZuT_08_ca079dde9bc814f21d14a958ec21f373_video_240p_converted.mp4

(Kosova Sot Online)