Suharekë: Derisa ishin duke lëvizur me veturë shtënë me armë, arrestohen 3 persona

  • E.K /
  • 08 June 2021 - 10:37
 Suharekë: Derisa ishin duke lëvizur me veturë shtënë me armë, arrestohen 3 persona

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar 3 persona në Suharekë për shkak se derisa ishin me veturë në lëvizje, njëri prej tyre kishte shtënë me armë zjarri.

Sipas policisë, nga i dyshuari është sekuestruar një pistoletë me gaz me 44 fishekë.

“Fsh. Bllacë, Suharekë 07.06.2021  – 13:50. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovar për shkak se derisa kishin qenë me veturë në lëvizje ,  njëri prej tyre  kishte shtënë me armë zjarri. Nga  i dyshuari është  sekuestruar një pistoletë  me gas me 44 fishek.  Me urdhër të prokurorit tre të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

(Kosova Sot Online)